Bota

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19, Anglia ndryshon masat me Serbinë

10 Korrik 2020, 12:27 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve të reja me Covid-19, Anglia ndryshon masat me Serbinë

BRITANI– Koronavirusi duket se nuk po largohet lehtë nga Britania e Madhe, ku ditët e fundit, Serbia ka parë një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Janë regjistruar rreth 300 të infektuar çdo ditë, ndërsa autoritetet kanë vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në disa qytete, veprim ky që ka sjellë pakënaqësi te qytetarët të cilët janë ngritur në protesta.

Së fundmi, Britania e ka përjashtuar Serbinë, nga lista e vendeve të cilat shtetasit nuk janë të detyruar të karantinohen. Tashmë nëse një shtetas nga Serbia, udhëton drejt Mbretërisë së Bashkuar, i duhet të karantinohet për 14 ditë.

“Qendra e Përbashkët e Biosigurisë, së bashku me Shëndetin Publik, bazuar në të dhënat e fundit të pandemisë në Serbi, ka vendosur që të rikthejë karantinën për shtetasit që udhëtojnë nga Serbia. Ne kemi qenë gjithmonë të qartë se do të veprojmë në bazë të ecurisë së pandemisë në vende të ndryshme”.-thuhet në deklaratën zyrtare.

Covid-19  shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 12,404,709 persona. Ndërkohë 557,743 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 7,235,445 qytetarë.

Burimi: expressandstar

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne serbi koronavirusi ne serbi

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2020, 09:36

Në Srebrenicë Evropa dështoi

“Në Srebrenicë Evropa dështoi,” thotë në një intervistë për DW Gudrun Steinacker. Ish-diplomatja, e cila ishte së fundmi Ambasadore e Republikës Fed...