Bota

OBSH njoftoi krijimin e panelit të pavarur/ Britania e Madhe refuzon bashkëpunimin me BE-në për prodhimin e vaksinës kundë

10 Korrik 2020, 12:56 Nga DOSJA
OBSH njoftoi krijimin e panelit të pavarur/ Britania e Madhe refuzon

BRITANI E MADHE– Mbretëria e Bashkuar ka refuzuar mundësinë e anëtarësimit në programin e vaksinave kundër Covid-19 të Bashkimit Evropian për shkak të shqetësimeve të ministrave për “vonesat e kushtueshme”.

Ndërkohë që bota po përballet me krizën e ashpër të Covid-19, OBSH paralajmëroi se pandemia po përshpejtohej dhe vuri në dukje se infeksionet janë dyfishuar në gjashtë javët e fundit në më shumë se 12 milion.

Prej ditës së djeshme kreu i OBSH-së njoftoi se po krijon një panel të pavarur për të shqyrtuar përgjigjen ndaj shpërthimit të pandemisë.

Covid-19 shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 12,404,709 persona. Ndërkohë 557,743 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 7,235,445 qytetarë.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe obsh koronavirusi në britaninë e madhe obsh

Sondazh

Poll