Bota

Pandemia në Kosovë, Isa Mustafa infektohet nga Covid-19

10 Korrik 2020, 12:29 Nga DOSJA
Pandemia në Kosovë, Isa Mustafa infektohet nga Covid-19

KOSOVË– Isa Mustafa, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ditën e sotme ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se në në bazë të analizave te kryera, ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa shton se në ditët në vijim ai do të qëndrojë i izoluar.

“Të nderuar miq. Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.
Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM.“-shkruan Mustafa.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse ka infektuar edhe zyrtarë të tjerë në Kosovë, pasi gjatë kësaj kohe ai ka zhvilluar një sërë takimesh.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa me covid-19 koronavirusi ne kosove isa mustafa me covid-19 koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll