Bota

“Macroni është i tmerrshëm”/ Zaev nuk arrin të kuptojë “kurthin”, komedianët ukrainas i prezantohen si Greta Thunb

10 Korrik 2020, 10:42 Nga DOSJA
“Macroni është i tmerrshëm”/ Zaev nuk arrin të

MAQEDONI E VERIUT- Kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka rënë pre e një tjetër loje të komedianëve ukrainas Vladimir Kuznjecov dhe Aleksei Stoljarov, të njohur për publikun me nofkat Vovan dhe Leksus.

Ata e kanë telefonuar ish-Kryeministrit e Maqedonisë së Veriut duke e gënjyer sikur është aktivistja suedeze, Greta Thunberg.

Ndër shumë çështje që diskutohen gjatë telefonatës, Zaev pohon opinionin e “Gretës së rreme” se Macron është një lider i tmerrshëm.

“Makroni është i tmerrshëm. Ndryshoi qëndrimin për ndryshimet klimatike. Herën e fundit ai u soll shumë keq, tradhëtoi vlerat perëndimore në favor të riafrimit me lindjen dhe po ndjek interesat ruse. Nuk e di se ç’i ka premtuar Putini.  Po diçka e tillë ka ndodhur por shpresoj se ai do të jetë më i përgjegjshëm në të ardhmen, pasi Franca dhe Gjermania janë vende lider në botë. Botën duhet ta udhëheqin në mënyrë pozitive dhe jo kështu duke ndryshuar pozicionet.”- dëgjohet të thotë Zoran Zaev.

Gjithashtu Zaev shpreh konsideratën për miliarderin George Soros, për të cilin thotë se është një mik i mirë i Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës i reformave për shtetin ligjor.

Kujtojmë se në korrik të një viti më parë, Zaev ra sërish pre e dy komedianëve të cilët u shtirën si ish-Presidenti ukrainas Petro Poroshenko.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greta thunberg zoran zaev greta thunberg zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2020, 09:36

Në Srebrenicë Evropa dështoi

“Në Srebrenicë Evropa dështoi,” thotë në një intervistë për DW Gudrun Steinacker. Ish-diplomatja, e cila ishte së fundmi Ambasadore e Republikës Fed...

Bota 10 Korrik 2020, 09:33

Sa raciste është policia gjermane?

Vdekja e afro-amerikanit George Floyd ka hapur edhe në Gjermani një diskutim për çështjet e racizmit dhe të dhunës policore. Sipas shumicës së politikanë...