Politike

Lista e hapura, Basha: Rama nuk e ka seriozisht, për këtë çështje duhet të vendosë populli me referendum

10 Korrik 2020, 13:13 Nga DOSJA
Lista e hapura, Basha: Rama nuk e ka seriozisht, për këtë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka folur për listat e hapura. Në fjalën e tij, Basha u shpreh se Rama nuk e ka seriozisht me listat e hapura, dhe shtoi se duhej një diskutim i gjerë dhe jo miratim në korrik pa asnjë diskutim.

Kreu i PD shtoi në fjalën e tij se  listat e hapura në këtë moment janë rrëzuar nga OSBE dhe nga Komisioni i Venecias.

Nëse Rama donte që të diskutonte seriozisht për listat e hapura nuk mund të bënte një Pazar mes korriku. Listat e hapura nuk janë mbështetur nga OSBE dhe nga Komisioni i Vencias. Në Këshillin Politik nuk kishte konsensus për ndryshimin e sistemit zgjedhor, jo se nuk donim ne por sepse Rama erdhi me një qëllim të vetëm që të kapte KQZ-në, por dështoi me turp. Nëse Rama do lista të hapura, mund t’i bënte me lëhtësi”, tha kreu i demokratëve.

Më tej Basha u shpreh se diskutimi për lista e hapura duhet të ketë përfshirjen e të gjithë publikur dhe duhet që të bëhen me referndum. Kreu i PD u shpreh se nuk mund të vendos vetëm Rama dhe “Balla opozita në parlament” për lsitat zgjedhore.

Këto deklarata Basha i ka bërë gjatë konferencës me gazetarët. Kreu i PD u shpreh se Rama ka grisur në esencë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në KP. Sipas Bashës, Rama s’do listat e hapura, por vetëm ndalimin e koalicioneve pasi është i tmerruar nga humbja në zgjedhje. Numri 1 i opozitës shtoi se për lsitat e hapura duhet të vendosin qytetarët, e tregoi dhe një ‘pazar’ që i kishte ofruar Rama përgjatë vitit 2020. Sipas kreut të PS, Rama i kishte propozuar postin e Kryeministrit e vetë të bëhej President.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha konference per ndalimin e koalicioneve listat e hapura lulzim basha marreveshja e fshehte rama-basha basha konference per ndalimin e koalicioneve listat e hapura lulzim basha marreveshja e fshehte rama-basha

Sondazh

Poll