Bota

Nis Samiti në Paris/ Macron hap takimin: Përshëndes Hotin dhe Vuçiç që po ndajnë me ne këtë përgjegjësi, BE do ta mar

10 Korrik 2020, 09:56 Nga DOSJA
Nis Samiti në Paris/ Macron hap takimin: Përshëndes Hotin dhe

PARISKa nisur takimi online në Paris mes Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e Presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Samiti është hapur nga Presidenti Macron i cili në fjalën e tij është shprehur se pavarësisht që është një situatë me shumë rreziqe mbi stabilitetin e dy vendeve, ka deklaruar se përshëndet vendimin e Vuçiç dhe Hotit  që po e ndajnë me liderët e BE-së përgjegjësinë mbi dialogun.

“Është një situatë me shumë rreziqe sa i përket stabilitetit… Para një viti ishte Samiti i Berlinit me kancelaren Merkel e cila e ka fasilituar një rezolutë, dhe është në interesin e të gjithë evropianëve të gjendet zgjidhje e përshtatshme, e qëndrueshme. Unë do të doja ta përshëndes kryetarin e shtetit Vuçiq dhe kryeministrin Hoti që po e ndajnë me ne këtë ndjenjë përgjegjësie. BE do ta marrë në dorë lehtësimin e procesit të dialogut. Ka pasur mjaft rezultate të arritura me ndihmën e BE-së. Është e domosdoshme tani që të kërkojmë një marrëveshje të këtij diskutimi që të jetë një përfundim legal, i obligueshëm dhe final.”– ka thënë Macron.

Kujtojmë se mbajtja e këtij samitit të Parisit dhe dialogu në Bruksel vjen pas shtyrjes të një takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Pasi shkak për shtyrjen u bë publikimi i aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe 9 bashkëluftëtarëve të tjerë. Kështu takimi, i cili sipas SHBA-ve kishte në qendër të diskutimeve aspektin ekonomik, nuk u zhvillua.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni angela merkel takimi kosove-serbi 10 korrik 2020 angela merkel takimi kosove-serbi 10 korrik 2020

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2020, 09:36

Në Srebrenicë Evropa dështoi

“Në Srebrenicë Evropa dështoi,” thotë në një intervistë për DW Gudrun Steinacker. Ish-diplomatja, e cila ishte së fundmi Ambasadore e Republikës Fed...

Bota 10 Korrik 2020, 09:33

Sa raciste është policia gjermane?

Vdekja e afro-amerikanit George Floyd ka hapur edhe në Gjermani një diskutim për çështjet e racizmit dhe të dhunës policore. Sipas shumicës së politikanë...