Politike

Kërkesat e opozitës së re/ Taulant Balla: Mbështesim në parim nismën, s’preket marrëveshja e 5 qershorit me PD-LSI

10 Korrik 2020, 11:14 Nga DOSJA
Kërkesat e opozitës së re/ Taulant Balla: Mbështesim në

TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shprehur mbështetjen e maxhorancës për kërkesat e opozitës së re për ndryshime në Kushtetutë. Në një konferencë për shtyp, krah kryeministrit Edi Rama, Balla u shpreh se maxhoranca reflekton kërkesat e popullit, prandaj ka vendosur që të mbështesë edhe nismën e opozitës. 

“Sot në Komisionin e Ligjeve është bërë dikutimi në parim. Pozicioni zyrtar i PS-së është që ne jemi dakord në parim me tre ndryshimet. Është shumë e rëndësishme konceptimi i një flete votimi në atë mënyrë. Na rezulton që shqiptarët duan jo vetëm që të shprehin një votë për kryetarin, por edhe një votë për kandidatët në zgjedhje.  Nga ana e opozitës është marrë një iniciativë që është konform ligjeve. Sot është bërë diskutimi në parim, edhe në jemi dakord në parim për tre ndryshimet e propozuara. E rëndësishme është hapja e listave, është e rëndësishme konceptimi që qytetarët kur të votojnë. Kemi arritur në përfundimin që ne e mbështesim në parim nismën e opozitës parlamentare, maxhoranca ka qënë refleksion të asaj që kërkon shumica. Kemi 1/3 e Kuvendit me gra, këtë do të vazhdojmë ta ruajmë. Dua t’ju them që procesi i ndryshimeve kushtetueseve ecën i pavarur nga ai zgjedhor. Pra në Kodin Zgjedhor është depozituar 1 korrik plotësohet afati me 15 dhe i diskuton Komisioni i Ligjeve, nuk do të preket asnjë prej amendamendeve. Procesi për hapjen e listave ecën në mënyrë të pavarur nga drafti i 5 qershorit. Janë dy procese paralele. Duhet të konkludohen sa më shpejt ashtu siç e kërkon Kushtetuta. Kuvendi ka të përcaktuara afatet,”-u shpreh Balla.

vijon…

(k.m/dosja,.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet taulant balla edi rama ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 10 Korrik 2020, 10:45

TIRANË- Deputetët e opozitës së re nuk e kanë ende të sigurtë se kush ka qenë deputeti që ka votuar në emër të Kostaq Papës për Paketën me ndryshime Kushte...