Bota

Trump tregon detaje për samitin me Korenë e Veriut, vendi edhe se çfarë do diskutohet

9 Shkurt 2019, 07:05 Nga DOSJA
Trump tregon detaje për samitin me Korenë e Veriut, vendi edhe se

Donald Trump ka deklaruar së fundmi se diplomatët amerikanë kanë pasur një takim shumë produktiv me zyrtarët e Koresë së Veriut, një javë para zhvillimit të samitit. 

“Përfaqësuesit e mi sapo kanë dalë nga Koreja e Veriut pas një takimi shumë produktiv dhe një datë të caktuar për samitin e dytë me Kim Jong Un. Ajo do të zhvillohet në Hanoi, Vietnam, më 27 dhe 28 shkurt”, tha Trump në Twitter.

“Stephen Biegun, përfaqësuesi special i SHBA për Korenë e Veriut, mbajti tri ditë bisedime në Pyongyang për t’u përgatitur për samitin”, tha të premten departamenti amerikan  i shtetit.

U njoftua se Biegun kishte rënë dakord me homologun Kim Hyok Chol të Koresë së Veriut që të takohen përsëri përpara samitit.

Në bisedimet e tyre në Pyongyang, nga e mërkura deri të premten, Biegun dhe Kim Hyok Chol  diskutuan për avancimin e marrdhënieve mes presidentit Trump dhe Kim Jong Un-it,  për heqjen e armëve bërthamore, dhe ndërtimin e një paqe të qëndrueshme në Gadishullin Korean. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump kim jong un samiti ne vietnam donald trump kim jong un samiti ne vietnam

Sondazh

Poll