Bota

Bota në zi për futbollistin, mesazhet solidarizuese për Emiliano Sala

8 Shkurt 2019, 14:13 Nga DOSJA
Bota në zi për futbollistin, mesazhet solidarizuese për Emiliano

Mëngjesin e sotëm gjithë bota e futbollit u zgjuan nën trishtimin e vdekjes së futbollistit, Emiliano Sala. Ekipi i futbollit, Cardiff ku Sala kishte nënshkruar  së fundmi kontratën lajmëruan se do të mbajnë një konferencë për shtyp. Të shumtë janë ata që i kanë dhënë lamtumirën e fundit nëpërmjet meszheve futbollistit të njohur, mes tyre edhe Kilian Mbape, Mesut Ozil, Gareth Bale, por jo vetëm.

Presidenti i Nantes, Waldemar Kita gjithashtu shprehu trishtimin e tij: “Nuk kam fjalë, është një tragjedi, unë jam shkatërruar nga kjo. Emiliano la shenjën e tij.”

I gjithë ekipi i Nantes përmes një mesazhi shprehën dhimbjen për vdekjen e futbollistit. Në mesazhe shkruhej: “Emi nuk u largua…ai ka fituar zemrat e tifozëve të Nantes. Përmes punës së tij ai ishte golashënuesi më i mirë për të tre sezonet e fundit. Në nuk e harrojmë në këtë dramë as pilotin dhe familjen e tij, autoritetet nuk duhet të ndalojnë kërkimet.

‘Piper Malibu’ ishte avioni me të cilin po udhëtonte futbollisti mbrëmjen e 21 janarit, nga Nanta në Cardiff me pilotin e  tij, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.

L.K/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #emilianosala #mesazhet solidarizuese nga miqte e koleget #emilianosala #mesazhet solidarizuese nga miqte e koleget

Sondazh

Poll