Bota

Përdhunimi i adoleshentes në Drenas, polici nuk mban dot lotët gjatë protestës (Video)

8 Shkurt 2019, 15:09 Nga DOSJA
Përdhunimi i adoleshentes në Drenas, polici nuk mban dot lotët

Ditën e sotme një video ku shihet një polic i përlotur është bërë virale. Videoja është xhiruar në Drenas gjatë protestës që po mbajnë shumë qytetarë kundër ngacmimeve seksuale. Polici shihet me buzët që i dridhen nga lotët, por që gjithsesi mban qëndrimin e tij zyrtar duke mos marrë mundimin t’i fshijë ato.

Shumë nga të rinjtë shkojnë ta përqafojnë policin e prekur nën thirrjet: Policia është me ne! Policia është e jona!

Prej disa ditësh në disa qytetet të Kosovës po mbahet një protestë kundër ngacmimeve seksuale. Protestuesit e morën indicjen nga përdhunimi që ju bë një adoleshenteje nga Drenasi nga profesori i saj i informatikës dhe nga një hetues policor.

Historia e përdhunimit të adoleshentes

Kosova është tronditur nga historia e përdhunimit të një adoleshenteje. Vajza me iniciale A.G. është abuzuar prej dy vitesh nga profesori i saj i informatikës dhe për këtë arsye ka shkuar ta denoncojë atë në polici. Adoleshentja është paraqitur në komisariatin e Drenasit në Kosovë për të bërë denoncimin por aty ka filluar drama e jetës së saj, pasi hetuesi policor e ka fotografuar të zhveshur nën preteksin se i duheshin për prova. Me anë të këtyre fotove polici i identifikuar si Vesel Veseli e ka kërcënuar adoleshenten dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të nën presion, madje e kishte detyruar të abortonte dy herë.

Ditën e kaluar u publikua intervista e adoleshentes që tregonte me detaje gjithçka që i kishte ndodhur.

Skandali u bë publik dhe hetuesi 50-vjeçar Veseli u vu në pranga të martën. Klinika e mjekut që kreu abortin është bastisur nga forcat e rendit, ndërsa kryetari i Bashkisë së Drenasit sqaroi se edhe mësuesi Shkëlzen Gjekaj është pezulluar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni perdhunimi i adoleshentes ne drenas polici i perlotur protesta ne drenas kunder ngacmimeve seksuale shkelzen gjekaj vesel veseli perdhunimi i adoleshentes ne drenas polici i perlotur protesta ne drenas kunder ngacmimeve seksuale shkelzen gjekaj vesel veseli

Sondazh

Poll