Bota

Reagimi i ashpër ndaj bluzës ‘Blackface’, Gucci kërkon falje publike

8 Shkurt 2019, 15:02 Nga DOSJA
Reagimi i ashpër ndaj bluzës ‘Blackface’, Gucci

Njerëzit janë inatosur me Gucci-n, pasi ka nxjerrë në shitje një golf-maskë të hapur te pjesa e gojës. Golfi arrin sipër hundës është ngjyrë i zi ndërsa pjesa e gojës është ngjyrë e kuqe. U desh pak kohë që njerëzit në Twitter të reagonin duke e akuzuar Gucci-n për racizëm. Sipas tyre, kjo bluzë ngjan me “maskën e zezë” – një grim teatri, që përdorej kryesisht nga performuesit e bardhë për të përfaqësuar një karikaturë të një personi me ngjyrë. Kjo maskë është përdorur gjatë shekullit të 20-të, ndërsa tani konsiderohet si fyese dhe raciste.

Reagimet kanë qenë të ashpra, prandaj Gucci është detyruar ta heqë bluzën nga faqja zyrtare në rrjetet sociale  dhe nga çdo dyqan. Gjithashtu, firma e njohur ka kërkuar falje publike për të gjithë klientët në mbarë botën.

Gucci kërkon falje për fyerjen e shkaktuar nga bluza ‘balaclava’. Ne konfirmojmë që bluza është hequr nga dyqani ynë online dhe nga çdo dyqan fizik. Ne e konsiderojmë diversitetin një vlerë thelbësore që duhet përkrahur dhe respektuar në çdo vendim që marrim. Ne i përkushtohemi rritjes së diversitetit përmes organizatës tonë dhe le ta kthejmë këtë incident në një mësim të madh për skuadrën e Gucci-t dhe për të gjithë”, -kanë shkruar përfaqësuesit e firmës.

Por, komentet në këtë postim nga faqja zyrtare e Gucci-t, kanë qenë gjithashtu të pranishëm: “Nëse punësoni më shumë njerëz me ngjyrë dhe nëse krijoni një ambjent ku njerëzit e të gjitha niveleve në kompani të ndihen të lirë të flasin, incidente të tilla do të shmangen”, -është një nga përgjigjet e kësaj falje publike, që po bën xhiron e rrjetit.

Burimi: CNN

L.K/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #gucci #bluzablackface #gucci2019 #gucci #bluzablackface #gucci2019

Sondazh

Poll