Bota

Taksa/ Milaim Zeka: Do haja këpucët e mia dhe s’do blija mallrat serbe, po luajnë me kufomat tona

9 Shkurt 2019, 06:40 Nga DOSJA
Taksa/ Milaim Zeka: Do haja këpucët e mia dhe s’do blija mallrat

Vendosja e taksës ndaj mallrave serbe ka sjellë debate të mëdha edhe brenda qeverisë së Kosovës. 

Për këtë temë të rëndësishme ka folur së fundmi edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i cili ka deklaruar se “do të hante këpucët e tij dhe nuk do të blinte mall serb, derisa Serbia të pranojnë Pavarësinë e Kosovës”. Zeka mbështet kryeministrin Haradinaj në këtë çështje. 

“Ne nuk duhet të lejojmë që Amerika dhe Brukseli të na kthejnë shpinën. Kryeministri Haradinaj ka raporte shumë të mira me disa senatorë amerikanë, që e mbështesin mendimin e tij dhe e nxisin të mos e heqë taksën. A do e heqë apo jo nuk e di, por vendimi ka qenë i drejtë. Serbët për mendimin tim kanë devijime gjenetike si komb në raport me shqiptarët. Kanë urrjetje patologjike. Unë do haja këpucët e mia dhe nuk do blija mall serb, derisa ata të pranojnë Pavarësinë e Kosovës.”, u shpreh deputeti në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit. 

Ai shtoi më tej se Serbia po luan me kufomat  e tyre  dhe se nuk kanë pse të blejnë mallra serbe. 

“Nëna ime është ende e zhdukur dhe shumë të afërm nuk dihet ku janë. Ata po luajnë me kufomat tona dhe unë dhe të afërmit e mi, nuk kemi përse të blejnë mallra serbe”, tha Zeka.”, u shpreh Zeka. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni milaim zeka taksa ndaj mallrave serbe milaim zeka taksa ndaj mallrave serbe

Sondazh

Poll