Bota

Zyrtare në Maqedoni/ Xhaferi cakton datën, ja kur mbahen zgjedhjet presidenciale

8 Shkurt 2019, 18:59 Nga DOSJA
Zyrtare në Maqedoni/ Xhaferi cakton datën, ja kur mbahen zgjedhjet

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni do të mbahen më 21 prill. Data u shpall sot nga Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Raundi i parë mbahet me datë 21 prill. Sipas Kushtetutës raudni i dytë do mbahet me datë 5 maj.

 “I bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të sillen ashtu siç do ligji dhe normat ligjore. Qytetarët të nderuar unë jam i bindur se të gjithë palët e përfshira do të jenë të përgjegjshme për të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha Xhaferi.

Ndërsa, Kryeministri Zoran Zaev së fundi ka deklaruar se mbështet idenë për kandidat të përbashkët. Kongresi i LSDM-së është caktuar për 3 mars, ndërsa në garë për kandidat partiak mbeten katër emrat për të cilët, aktualisht janë duke u zhvilluar anketa të brendshme, Oliver Spasovski, Stevo Pendarovski, Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Shekerinska, shkruan Alsat.

Në rast se shumica parlamentare nuk arrin marrëveshje për kandidat të përbashkët, LSDM-ja do të garojë me kandidat partiak, i cili do të mbështetet edhe nga PDSH-ja.

Por BDI do të garojë e vetme, kurse Besa e Bilall Kasamit insiston në kandidat të përbashkët me Aleancën për Shqiptarët, ndërsa Besa e Afrim Gashit akoma shqyrton modalitetet. VMRO-ja opozitare para disa ditëve publikoi emrat e kandidatëve për president, në listë janë emrat e: Nikita Shektukovski, Gjorgi Manaskov, Vasko Kostov, Vllatko Gjorçev, Gordana Siljanovska-Davçeva, Filip Petrovski, Ilija dimovski, Goran Angellov dhe Sasho Kutlleshoski.

Nëntë kandidatët e paraqitur në konkursin e VMRO-DPMNE-së për president, kanë filluar me promovimin e programeve të tyre para qytetarëve.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni maqedoni talat xhaferi zgjedhjet presidenciale maqedoni talat xhaferi zgjedhjet presidenciale

Sondazh

Poll