Bota

Masakrohet nga derrat e uritur, humb jetën tragjikisht fermerja në Rusi

8 Shkurt 2019, 18:08 Nga DOSJA
Masakrohet nga derrat e uritur, humb jetën tragjikisht fermerja në

RUSI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur  në zonën e quajtur Malopurginsky, ku një grua 56-vjeçare është “ngrënë: nga derrat e uritur në fermën e saj. Policia njoftoi se gruaja fermere shkoi të ushqente kafshët, por i ra të fiktë ose pësoi sulm epileptik.

Derrat e uritur e sulmuan dhe i hëngrën pothuajse gjithë fytyrën, veshët dhe krahët. Pasi humbi shumë gjak, gruaja ndërroi jetë në Malopurginsky, rreth Udmurtia.

Ndërsa, bashkëshorti i saj ishte i sëmurë dhe u zgjua ta kërkonte kur kuptoi se po vonohej. Ai shkoi për ta kërkuar dhe e gjeti trupin e saj pjesërisht të përpirë në stallë. Detektivët thanë se nuk kishin hasur prej vitesh një rast “tronditës” të tillë. Policia ka ngritur hetimet dhe pritet të sqarohet ngjarja.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ferme derrash malopurginsky rusi ferme derrash malopurginsky rusi

Sondazh

Poll