Bota

Ramush Haradinaj fiton zemrat e të gjithë shqiptarëve: Kosova nuk preket

8 Shkurt 2019, 16:03 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj fiton zemrat e të gjithë shqiptarëve: Kosova nuk

Së fundmi të gjithë shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri janë shqetësuar në lidhje me debatin për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës e Serbisë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar shpesh se dëshiron një rregullim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Por,së fundmi në lidhje me këtë çështje ka reaguar Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj shprehet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Reagimi i plotë i kryeministrit Haradinaj në Facebook

Deklaratat e fundit kërcenuese, agresive dhe luftënxitëse të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, të dhëna dje me datë 7 shkurt 2019 në qytetin e Vranjës, Serbi, se nuk i njeh kufijtë e Kosovës, kufijtë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar në Jarinjë dhe Bërnjak, janë të papranueshme dhe paraqesin cenim serioz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Këto deklarime janë edhe një atak i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Si kryeministër i Republikës së Kosovës zotohem se do të ndërmarr të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

(k.h/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kufijte e kosoves marredhenia kosove-serbi ramush haradinaj hashim thaci kufijte e kosoves marredhenia kosove-serbi ramush haradinaj

Sondazh

Poll