Aktualitet

Zbulohen pjesë të tjera ditari i familjes Josifi, kishin shënuar pjesë nga ligjërimi i Akil Panos, pastori: Ndihem i prekur

9 Korrik 2020, 19:54 Nga DOSJA
Zbulohen pjesë të tjera ditari i familjes Josifi, kishin shënuar

TIRANË- Detaje të reja janë publikuar në lidhje me tregjedinë e ndodhur në Kombinat. Në emisionin “Open” në Top Channel, gazetari Andi Bora publikoi një pjesë nga ditari i vfamiljes Josifi.

Gazetari tha se vazjat mbanin shënime që në viti 2006 dhe në atë kohë ato kishin shënuar disa pjesë nga një ligjirim i pastor Akil Panos. I ftuar në studio, Pano tha se nuk e mbante mend këtë fakt, por shtoi se ai ndihej i prekur dhe i trishtuar.

Më tej ai u pyet nëse i ka takuar ndonjëherë vajzat, por këtë gjë e mohoi e tha se ai prej vitit 2004 ka një emision në radio dhe mund ta kenë dëgjuar në radio. 

Unë jam një person publik, kisha jonë është publike. As unë dhe asnjë nga udhëqeqësit e kishës sonë nuk janë njohur personalisht me ne. Kjo e bën dhimbjen më të madhe tek unë, kur shikoj se një ligjërim i imi është pjesë e kujtimeve të atyre vajzave.

Vajzat kanë qenë anëtare e një kishe për 3 vite në Tiranë, në fund të tre vjeçarit ato u shkëputën nga kisha Ungjillore. Unë kam marrë kontakte me pastorin dhe nuk kam marrë shumë detaje për largimin e tyre. Nga ky element jam shumë i prekur nga këto detaje, jam i trishtuar. Mesazhi ynë kthehet dhe mesazhe e jo jete. Ato shënime janë aty dhe mund t’i lexojnë të gjithë”, u shpreh pastori.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe.

Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akil pano familja josifi akil pano familja josifi

Sondazh

Poll