Aktualitet

Sekuestrohen 25 mijë paund në pikë kufitare të ‘Tre urave’ në Përmet, hetim dy kosovarëve që erdhën me mjetin me ta

9 Korrik 2020, 15:57 Nga DOSJA
Sekuestrohen 25 mijë paund në pikë kufitare të ‘Tre

PËRMET– 25 mijë paund janë sekuestruar në pikën kufitare të “Tre Urave” në Përmet, dhe dy persona me shtetësi kosovare po hetohen në gjendje të lirë.

Dosja.al mëson se bëhet fjalë për qytetarët e identifikuar si Ardian Ndreka dhe Rrahman Berisha. Dosja.al sjell edhe foto, ku shihet paratë e sekuestruara dhe mjeti me targa angleze, ku udhëtonin dy djemtë.

Paratë e sekuestruara janë gjetur në një mjet me targa angleze, që drejtohej nga Ndreka.

Të dy kosovarët, po hetohen për fshjehje të të hollave në pikën kufitare, ndërkohë që mësohet se Ndreka ka futur shumë gjëra në Shqipëri. Më konkretisht, kosovari rezulton të ketë futur të paktën 15 mjete me targa angleze që nga muaji mars, pwr njw periudhw 3 vjeçare.

Për ta bërë këtë gjë, personi në fjalë ka përdorur pika të ndryshme kufitare dhe periudha të ndryshme kohore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian ndreka permet sekuestrohen 25 mije paund ne permet ardian ndreka permet sekuestrohen 25 mije paund ne permet

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2020, 15:35

TIRANË– Rreth 50 metra larg banesës së familjes Josifi në Kombinat, po në këtë zonë, një ambient familjar ishte lëshuar me qira, ku sipas banorëve jetonin ...

Aktualitet 9 Korrik 2020, 12:53

TIRANË–  Petrit Bylykbashi një pacient i infektuar për të dytën herë rradhazi  nga koronavirusi ka folur rreth kësaj përvojë të vështirë që i është dashur ...