Politike

Zgjedhorja 1 votë larg, Gjetani: Do votoj pro, Rama ta sjell sa më shpejt në Kuvend e të mos bëjë lojëra

9 Korrik 2020, 16:36 Nga DOSJA
Zgjedhorja 1 votë larg, Gjetani: Do votoj pro, Rama ta sjell sa më

TIRANË- Deputeti Gjetan Gjetani ka deklaruae se dhe ai është pro marrëveshjes së 5 qershorit. Në një deklaratë për mediat nga selia e Kuvendit, Gjetani tha se ai do të votojë marrëveshjen dhe i bëri thirrje Ramës që të dërgojë në Kuvend draftin pa humbur kohë.

“Unë i bëj thirrje Edi Ramës që të lënë lojërat. Marrëveshje e 5 qershorit duhet të kalojnë 1 minutë e më parë, për t’i hapur rrugë Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Unë jam pro marrëveshjes dhe do ta votjë, pro janë dhe disa deputet të tjerë, por unë nuk mund t’i them”, tha Gjetani.

Reforma Zgjedhore është drejt miratimit. Sot pro marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik janë deklaruar dhe 6 deputetë të opozitës së re. Roshi, Troplini, Dhimitri, Topi, Maliqi dhe Gjetani kanë thënë se vota e tyre pro është për shkak se kërkohet nga ndërkombëtarët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjetan gjetani opozita e re voton marrëveshjen e këshillit politik gjetan gjetani opozita e re voton marrëveshjen e këshillit politik

Sondazh

Poll