Politike

Zgjedhorja 3 vota larg, deputetja Suzana Topi: Do votojë marrëveshjen e Këshillit Politik, është kusht për në BE

9 Korrik 2020, 16:14 Nga DOSJA
Zgjedhorja 3 vota larg, deputetja Suzana Topi: Do votojë marrëveshjen

TIRANË- Deputetja e opozitës së re, Suzana Topi, ka konfirmuar sot se do të votojë pro marrëveshjes së arritur në 5 qershor në Këshillin Politik. Në një postim në mediat sociale, Topi shkruan se tashmë parlamenti e ka shumicën e nevojshme për të votuar një orë e më parë dakordesinë e 5 qershorit dhe për t’i qëndruar korrekt konsensusit.   

“Konfirmoj qendrimin tim ne mbeshtetje te dakordesise se 5 qershorit. Qendrimi im eshtë bêrê publik edhe me pare. Konfirmoj voten pro per kete dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter. Tashme parlamenti e ka shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike.

Shqiperia e ka vendin vetem ne Europen e Bashkuar. Qendrimi dhe vota ime eshte dhe do te mbetet ne funksion te integrimit sa me te shpejte me Europe. Kesaj i sherben dhe votimi i kodit zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjeter të njeanshëm. Ky eshte plotesimi i nje nga 15 kushtet për hapjen e negociatave. Ftoj mazhorancën qe ti qendroje zotimit dhe te sjelle ne kuvend kodin zgjedhor sa me parë per tu votuar!!”, shkruan ligjvënësja.

Po sot pro marrëveshjes janë shprehur dhe 3 deputetët, Artur Roshi, Besnik Troplni dhe Fationa Dhimitri. Ata thanë se do e fotojnë marrëveshjen se kërkohet nga ndërkombëtarët dhe është kusht për integrimin. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike opozita e re voton marrëveshjen e këshillit politik suzana topi opozita e re voton marrëveshjen e këshillit politik suzana topi

Sondazh

Poll