Politike

Veshur sportiv në Gjirin e Lalzit, Hashim Thaçi i shkon Ilir Metës pranë vilës, kokë më kokë edhe me Behgjet Pacollin: M

9 Korrik 2020, 15:15 Nga DOSJA
Veshur sportiv në Gjirin e Lalzit, Hashim Thaçi i shkon Ilir

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi është zhvilluar në Gjirin e Lalzit, aty ku edhe jeton vetë Presidenti. Bashkë meta ka qenë edhe filantropi Behgjet Pacolli.

Takimin e ka pasqyruar vetë Meta përmes disa fotove që ka publikuara në rrjetet sociale. 

“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese,”- shrkuan Meta krah fotove që ka publikuar. 

Të tre duken të veshur sportiv, në mënyrë jo formale, ndërkohë që mes tyre ndodhet edhe një grua.

Të hënën, Thaçi do të udhëtojë në Hagë, ku do të ballafaqohet me Prokurorinë Speciale. Ai do të intervistohet në lidhje me akuzat për krime lufte. Këtë lajm e bëri me dije vetë Thaçi, I cili përmes një postimi në rrjetet sociale, u tha qytetarëve të Kosovës se do ta përballojë me dinjitet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hashim thaci ilir meta hashim thaci ilir meta

Sondazh

Poll