Politike

Mesazhi i fortë nga Gjermania, Wadephul: Marrëveshja e KP-së të miraothet pas asnjë ndryshim

9 Korrik 2020, 15:16 Nga DOSJA
Mesazhi i fortë nga Gjermania, Wadephul: Marrëveshja e KP-së

GJERMANI- Zëvendës Kryetari i i Grupit Parlamentar CDU/CSU, Johann Wadephul në Bundestagun gjerman është shprehur sot se marrëveshja mes maxhorancës dhe opozitës e arritur në 5 qershor në Këshillin Politik duhet të miratohet pa asnjë ndryshim.

Në një reagim në mediat sociale, Wadephul shkruan se marrëveshja duhet të miratohet me konsensus në Kuvend, pasi është një pikë kuç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!”, shkruan deputeti gjerman.

Nga ana tjetër, sot Partia Socialiste ka dhënë garanci se marrëveshja me opozitën jashtëparlamentare do të votohet në Kuvend siç është rënë dakord. Në një mbledhje të zhvilluar, Balla ka kërkuar nga deputetët që të përfundojnë diskutimet dhe marrëveshja të votohet në 23 korrik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike johann wadephul keshilli politik mbyll punen marreveshja per reformen zgjedhore johann wadephul keshilli politik mbyll punen marreveshja per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll