Politike

Balla mbledh grupin e PS-së, jep porositë: Marrëveshja e arritur në Këshillin Politik të përshpejtohet, në 23 korrik të

9 Korrik 2020, 13:50 Nga DOSJA
Balla mbledh grupin e PS-së, jep porositë: Marrëveshja e arritur

TIRANË- Grupi Parlamentar i PS ka zhvilluar sot një takim ku kanë diskutuar për Reformën Zgjedhore. Dosja.al ka mësuar detaje nga takimi me dyer të mbyllura dhe bëhet me dije se PS do të votojë marrëveshjen e arritur me opozitën jashtëparlamentare.

Sipas burimeve nga mbledhja mësohet se marrëveshja e dakordërsuar në Këshillin Politik për Kodin Zgjedhor të kalojë javën e ardhshme në Komisionin e Ligjeve dhe do jetë gati për seancën e 23 Korrikut.

Ka qenë Balla ai që ka kërkuar të përshpejtohet votimi i kësaj marrëveshje dhe u ka thënë deputetëve se duhet respektuar dhe opozita parlamentare me kërkesat e saj për Reformën Zgjedhore.

Të mos humbasim asnjë ditë kohë. Të çojmë përpara marrëveshjen e dakordësuar. Duhet miratuar drafti i reformës zgjedhore. Me plotësimin e afateve sipas procedurës parlamentare do të prezantohet në kohë në Komisionin e Ligjeve. Në datën 23 Korrik ne do të kemi vullnetin për të votuar Kodin Zgjedhor të ri sipas marrëveshjes.  Ndërkohë, respektojmë vendimin e opozitës parlamentare në kërkesat e saj për përmirësimin e reformës zgjedhore në Shqipëri”, mësohet të ketë thënë Balla në takim.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka kthyer përgjigje zyrtarisht lidhur me ftesën që kryeministri Edi Rama u bëri pak ditë më parë për organizimin e një tryeze tre palëshe për arritjen e një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore. PD ka bërë me dije se ajo nuk është kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor, por thekson se një ndryshim i tillë kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues dhe që sipas tyre nuk mund të ndodhë në këtë moment. Sipas tyre, nëse reforma kushtetuese ndryshohet nga ajo që e quajnë “parlamenti i krimit”, ndryshimi i sistemit s’do të jetë gjë tjetër veçse pazar mesa palëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grupi i ps mbledhje 9 korrik keshilli politik mbyll punen reforma zgjedhore taulant balla grupi i ps mbledhje 9 korrik keshilli politik mbyll punen reforma zgjedhore taulant balla

Sondazh

Poll