Ende me kredi të pashlyer/ Zbardhet pasuria e familjes së Edi Ramës, Gregori bleu 15 mijë euro ‘BMW’, sa fitoi k
9 Korrik 2020, 16:30Nga DOSJA
TIRANË– Krahas një axhende të ngjeshur me aktivitete politike, duket se viti 2019 ka qenë tepër pozitiv sa i takon jetës artistike të kryeministrit Edi Rama, që është përkthyer edhe në të ardhura të larta për familjen e tij.
Tirananews.al ka mundur që të sigurojë deklaratat e pasurisë të familjes së kreut të qeverisë, ku vihet re që nga të ardhurat nga shitja e pikturave e qiratë e ambienteve, gjer tek blerja e truallit.
Nga analiza e deklaratës së kreut të qeverisë, gjatë vitit që lamë pas, të ardhurat nga krijimtaria artistike-shitja llogaritet në 46 mln lekë të vjetra. Ndërkohë të ardhurat nga paga për 2019-n n janë 20 milionë lekë. Ndërkaq, të ardhurat kryesore në familjen kryeministrore duket se i sjell bashkëshortja e tij, Lindita Rama. Nga të ardhurat personale për 2019, Lindita Rama ka shtuar 69 milionë lekë, ndërsa ka blerë edhe një tokë truall 80 metra katror në vlerë 30 milionë lekë. Nga përshkrimi i të ardhurave, bashkëshortja e kryeministrit sqaron se 24 mln lekë i ka nga paga e saj, ndërsa si konsulente dhe ekspertiza të ndryshme ka marrë rreth 19 mln lekë.
Nga qiratë, apartament ka fituar 27 mln lekë . Ndërkaq nga kredia prej 80 mijë eurosh, bashkëshortja e Ramës ka shlyer për vitin që lamë pas 4400 euro dhe ka pa shlyer edhe 17800 euro.
Ndërsa djali Gregor Rama ka shitur automjetin e tij tip Audi me vlerë 12 mijë euro dhe ka blerë një automjet tjetër BMW 15 mijë euro. Të ardhurat e tij nga shitja e veprave të artit kanë qenë 27 mijë euro, ndërkaq të ardhura nga likujdimi për vitin që lamë pas kanë qenë 36 mijë euro.
TIRANË- Deputetja e opozitës së re, Suzana Topi, ka konfirmuar sot se do të votojë pro marrëveshjes së arritur në 5 qershor në Këshillin Politik. Në një po...
TIRANË– Pas skandalit të zhdukjes së 100 pasaportave dhe protestave të një grupi emigrantësh shqiptarë për mungesën e shërbimeve, sipas njoftimeve zy...
GJERMANI- Zëvendës Kryetari i i Grupit Parlamentar CDU/CSU, Johann Wadephul në Bundestagun gjerman është shprehur sot se marrëveshja mes maxhorancës dhe opozitë...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi është zhvilluar në Gjirin e Lalzit, aty ku ed...
TIRANË- Grupi Parlamentar i PS ka zhvilluar sot një takim ku kanë diskutuar për Reformën Zgjedhore. Dosja.al ka mësuar detaje nga takimi me dyer të mbyllur...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur në Kuvend pas largimit të deputetëve të opozitës, të cilët lanë seancën në...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish sot për projektin e qeverisë shqiptare për rrugën Milot Fier. Në një postim n...
TIRANË -Opozita parlamentare u largua sërish sot nga seanca. Deputeti Myslim Murrizi iu drejtua kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke e s...
TIRANË -Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, për shkarkimin e amsadores shqiptare në...