Politike

“Fakte të reja pse fituesi është paracaktuar”, Tabaku nxjerr emrin e kompanisë që do ndërtojë rrugën Milot Fier: Ës

9 Korrik 2020, 13:16 Nga DOSJA
“Fakte të reja pse fituesi është paracaktuar”, Tabaku

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish sot për projektin e qeverisë shqiptare për rrugën Milot Fier. Në një postim në mediat sociale, Tabaku shkruan se kompania e cila do të marrë koncensionin për ndërtimin e rrugës është e paracaktuar dhe sipas saj do të jetë kompania greke GEK Terna.

Ajo ka publikuar dhe një video, në të cilët ka publikuar disa fakte të reja dhe shton se kjo rrugë është një tjetër histori vjedhje me një barrë në kurrizin e shqiptarëve të varfëruar që do të paguhet për 35 vjet me radhë si PPP.

Rruga 1.2 miliardë euro, Milot-Fier, e gjatë 115 km, ku 62 km janë të përfunduara, është koncesion me fitues të paracaktuar. Ajo është kompania greke GEK Terna. Gjithçka tjetër është gënjeshtër për të mbuluar hajdutin, siç ka ndodhur kēto 7 vjet me çdo projekt PPP, të ideuar dhe zbatuar nga Rama. Një tjetër histori vjedhje me një barrë në kurrizin e shqiptarëve të varfëruar që do të paguhet për 35 vjet me radhë si PPP. Fakte të reja pse fituesi është paracaktuar. ?”,shkruan Tabaku.

Qeveria pak më parë shpalli dhënien me koncesion kundrejt pagesës të aksit të qendrës, Milot-Kashar -Fier (Lekaj), pjesë e autostradës Adriatiko- Joniane. Vlera e këtij investit do të jetë 1.2 miliardë euro për 53 km të reja dhe 62 km rrugë ekzistuese. Kjo kosto totale e rrugës Milot-Fier është sa 44 për qind e vlerës totale të ndërtimit të autostradës Adriatiko -Joniane. Që ditët kur ky projetkt u prezantua, opozita e ka kundërshtuar dhe e ka quajtur korruptiv. Disa ish-deputetë të PD-së kanë publikuar dhe fakte, që sipas tyre vërtetojnë se rruga do të ndërtohet nga një kompani e paracaktuar. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gek terna jorida tabaku prezantohet projekti milot-fier gek terna jorida tabaku prezantohet projekti milot-fier

Sondazh

Poll