Politike

“Zgjedhorja”, PD flet për listat e hapura: S’jemi kundër por nuk bëhet 1 vit para zgjedhjeve!

9 Korrik 2020, 12:25 Nga DOSJA
“Zgjedhorja”, PD flet për listat e hapura: S’jemi

TIRANË– Partia Demokratike ka kthyer përgjigje zyrtarisht lidhur me ftesën që kryeministri Edi Rama u bëri për organizimin e një tryeze tre palëshe për arritjen e një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore.

PD ka bërë me dije se ajo nuk është kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor, por thekson se një ndryshim i tillë kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues dhe që sipas tyre nuk mund të ndodhë në këtë moment. Sipas tyre, nëse reforma kushtetuese ndryshohet nga ajo që e quajnë “parlamenti i krimit”, ndryshimi i sistemit s’do të jetë gjë tjetër veçse pazar mesa palëve.

Ndaj, në këndvështrimin e opozitës jashtëparlamentare, procesi i ndryshimeve duhet që të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor. Për të shtuar më shumë detaje, të cilat sipas tyre sjellin mosarritjen e marrëveshjes, është edhe fakti që OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve.

“Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë,”-shkruhet ndër të tjera në përgjigjen e PD-së.

PËRGJIGJA E PLOTË:

Palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE. Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret. Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia. Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut. Ky proces duhet të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor. OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve. Ndaj, hapja në këtë moment, e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE. Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndryshimi i sistemit zgjedhor pd sistemi zgjedhore ndryshimi i sistemit zgjedhor pd sistemi zgjedhore

Sondazh

Poll