Politike

Turizmi “shpresa” e ekonomisë, propozimi i Beqajt: E premtja dhe e hëna, pushim! Mos të mbivendosemi në gusht

9 Korrik 2020, 12:08 Nga DOSJA
Turizmi “shpresa” e ekonomisë, propozimi i Beqajt: E premtja

TIRANË–  Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja i propozoi qeverisë që gjatë verës, 2 ose 3 fundjava të vendosen pushim për administratën.

Ai ka konstatuar se për shkak të trafikut që krijohet në fundjavë, do të thotë që shqiptarët shkojnë në plazh, duke ndikuar kështu edhe në ekonominë e vendit. Për të ndihmuar sa më shumë ekonominë e vendit, Beqja kërkoi më shumë pushime për administratën.

Fakti që ka trafik, do të thotë që qytetarët po lëvizin. I kërkoj qeverisë nga sot deri në 14 shtator kur fillon shkolla janë 9 javë, të mund të marrë në konsideratë që në 2 ose 3 fundjava ta bëjë ditë pushim edhe një të premte dhe një të hënë, që njerëzit të kenë mundësi për më shumë alternativa, të mos mbivendosemi të gjithë në gusht dhe te shlodhemi edhe ndihmojmë ekonominë,”-u shpreh deputeti.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir beqja pushime ne kohe pandemie seanca plenare 9 korrik 2020 ilir beqja pushime ne kohe pandemie seanca plenare 9 korrik 2020

Sondazh

Poll