Politike

DETAJE NGA INFEKTIVI/ Manastirliu: 3 pacientë të intubuar të moshave të reja, vendi nuk mbyllet më

9 Korrik 2020, 11:35 Nga DOSJA
DETAJE NGA INFEKTIVI/ Manastirliu: 3 pacientë të intubuar të

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, solli në Kuvend detaje nga gjendja e të infektuarve me koronavirus në spitalin Infektiv. Ajo u shpreh se 6 pacientë janë të intubuar, dhe tre prej tyre janë moshave të reja.

Më tej, ministrja u shpreh se qytetarët duhet të zbatojnë masat duke shtuar se vendi nuk do të izolohet më nëse zbatohen rregullat.

Nuk jemi vonë për të reflektuar të gjithë sëbashku sepse duhet të jetë përpjekje e përbashkët e ndryshimit të sjelljes për të jetuar në formalitet të ri. Mes nesh ka ende zëra që thonë se Covid nuk ekziston. Po të shikoni në Spitalin Infektiv do të shikoni se janë 6 persona të intubuar. 3 prej të cilëve janë në mosha fare të reja, 45, 46, 49 vjeç. Kjo nuk është lojë dhe kush e konsideron lojë apo konspiraci këtë virus të rrezikshëm na rrezikon të gjithëve. Situata është shumë serioze. Po u kujdesëm për shëndetin kujdesemi për ekonominë dhe për shumë gjëra të tjera të rëndësishme. Nëse s;ka shëndet s’ka ekonomi. Nuk do izolohemi, nuk do mbyllemi nuk do marrim masa, por nëse duam që të gëzojmë liritë tona duhet të zbatojmë rregullat e thjeshta”, tha ministrja.

vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu seanca plenare 9 korrik 2020 ogerta manastirliu seanca plenare 9 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 9 Korrik 2020, 10:08

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku teksa mbrojti projektin e rrugës Milot-Fier, tha se opozita ka ndikuar keq në psikologji...