Murrizi: 70% e tenderave kanë pasur fitues të paracaktuar, nuk po kërkojmë koncesione por lista të hapura
9 Korrik 2020, 10:58Nga DOSJA
TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi ka rishprehur edhe njëherë kërkesën për lista të hapura. Në seancën e sotme plenare ai deklaroi se kjo është një kërkesë e 80% të shqiptarëve. Ndërkohë, Murrizi theksoi më tej se 70% e tenderave në Shqipëri kanë pasur vetëm një pjesë në garë, duke patur kështu të paracaktuar edhe fituesin.
“Halli i madh i kësaj salle kanë qenë tenderat, ku vjen puna sesi ndahen keni qënë në sinkron të plotë. Kemi firmosur para publike rreth 25 miliardë euro, kur ju kanë ngrohur xhepat keni thënë janë të suksesshëm, në të kundër keni ngritur akuza. 70 % e tenderave i ka dhënë me një pjesëtar në garë, me fitues të paracaktuar. Do doja që sot në raport të ishte kryetarja e agjencisë së Prokurimeve Publike por e shkarkuat para 7 ditësh. Një herë në 8 vjet ndryshohen pronarët e dhënies së tenderave. E keni ndarë mendjen t’i vini tra të gjitha rrugëve. Unë kam qenë këtu kur qytetarët e Kukësti u ngritën për të thyer trauan. U thye si vesë. Rruga e kombit nuk ka bërë vezën e kuqe në krahasaim me rrugët e tjera. Po më gjeni një tender që ju kanë kërkuar këtu në 30 vite. Kur keni qënë në këtë sallë keni ndryshuar kushtetutën sa herë të doni.Ne kemi kërkuar atë që duan 80% e shqiptarëve, listat e hapura. Ua keni mbyllur kutitë shqiptarëve dhe u keni thënë dy alternativa atyre. Koha për pazare nuk do të jetë aq e qetë. Ne kërkojmë një kompromis. Ju qëndroni një pazari i 21 prillit e më pas shkoni dhe qaheni te ndërkombëtarët. Çfarë kërkuam ne. Ne kërkuam një të drejtë. Ne nuk kërkojmë tendera. Unë personalisht janë viktimë e dy mandave të vjedhura. Pse një marrëvbeshje të sinqertë doni ta quani pazar? Kur bëni pazar ju me njëri-tjetrin e bëni në kurriz të shqiptarëve. Po ta kishit kërkuar këtë që kërkojmë ne, padyshim që do të ishte e mirë. Problemi është se e kërkojmë ne. Më paska humbur Taulanti hajde këtu se votat nuk janë ferra., u shpreh Murrizi.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka “zabtuar” foltoren e Kuvendit, për të replikuar me ministren e Transportit, Belinda Balluku. Fillimisht dep...
TIRANË– Deputeti i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, Halit Valteri ka folur sot ashpër për avokaten e Popullit, Erinda Balanca.Në fjalën e tij në Kuvend, ...
Politike 9 Korrik 2020, 10:08
TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku teksa mbrojti projektin e rrugës Milot-Fier, tha se opozita ka ndikuar keq në psikologji...
TIRANË- Dorian Teliti, shefi i kabinetit të Lulzim Bashës ka denoncuar se kosoja e 1 kliometri rrugë në aksin Milot-Fier do të kushtojë 20 milionë euro. Në...
TIRANW-Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i ka kthyer përgjigje opozitës, për akuzat për projektin rrugës Milot-Fier. Referuar 4 pyetjev...
TIRANË– Deputetët e opozitës, Zef Shtjefni dhe Kujtim Gjuzi janë ankuar sërish për minutazhin që kanë pasur në dispozicion për t’i bërë pyetje Avokates së ...
TIRANË-Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i është përgjigjur kritikave të deputetit Artur Roshi, i cili tha se nga tekstet shkollore janë hequr figura të rë...
TIRANË-Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca prezantoi sot në Kuvend raportin vjetor të institucionit që ajo drejton. Ajo u shpreh se mungesa e një sistemi ...
TIRANË- Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ishte gjithashtu pjesëmarrës në ceremoninë e inagurimit të memorialit të holokaustit tek liqeni Artificial. Veli...
TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka deklaruar se në Shqipëri është krijuar një tension artificial dhe ende nuk ka një datë për zgjedhjet. Ky reagim i...