Politike

‘Mos kini frikë së nuk iu fus tek ata të qametit’/ Rudina Hajdarit i “shpëton” Balluku: Dua fjalën,më përmendi em

9 Korrik 2020, 10:50 Nga DOSJA
‘Mos kini frikë së nuk iu fus tek ata të qametit’/

TIRANË– Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka “zabtuar” foltoren e Kuvendit, për të replikuar me ministren e Transportit, Belinda Balluku. Fillimisht deputetja është shprehur se nuk kishte qënë në sallë kur ministrja i kishte përmendur emrin gjatë fjalës së saj.

Por ajo nuk është lejuar që të flasë nga zv.parlamentarja Vasilika Hysi, e cila i ka rikujtuar edhe njëherë rregulloren.

PJESË NGA DEBATI:

Hajdari: Kam vetëm një përgjigje për zonjën Balluku

Vasilika Hysi: Të lutem… Nëse keni replikë…

Hajdari: Më përmendi emrin, nuk isha në sallë dhe tani..

Vasilika Hysi: Jo teknika, ndërpritjani zërin!

Pas fjalës së Hajdarit, në foltore shkoi vetë ministrja Balluku, e cila iu drejtua opozitës së re, duke iu përsëritur edhe njëherë se maxhoranca po punon dhe gjatë punës mund edhe të gabojë.

“Mos kini frikë së nuk iu fus tek grupi i zëdhënësve  të qametit. Ka kritere dhe iu nuk u plotësoni. Përmendër rrugë 20 milionë. Mos doni të përmend shifrat e rrugës së Kombit. Një kilometër ka kushtuar 13 milionë euro. Rruga e Kombit është shkelje. Ju jeni opozita dhe ne mirëpresim çdo lloj komenti. Nuk jemi të pagabueshëm, jemi mortale. Punojmë shumë, dhe kush punon shumë bën edhe gabime. Nuk jeni pjesë e atij grupi dhe unë nuk iu cilësoj kurrë,“-tha ajo.

vijon…

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku rudina hajdari seanca plenare 9 korrik 2020 vasilika hysi belinda balluku rudina hajdari seanca plenare 9 korrik 2020 vasilika hysi

Sondazh

Poll

Politike 9 Korrik 2020, 10:08

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku teksa mbrojti projektin e rrugës Milot-Fier, tha se opozita ka ndikuar keq në psikologji...

Politike 9 Korrik 2020, 08:47

TIRANË– Deputeti Artur Roshi habit me deklaratën e tij në foltoren e Kuvendit. Në fjalën e tij, Roshi rrëzoi krijimtarin e shkrimtarit Dritëro Agollit, i c...