Kushtet e opozitës së re! Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim takim me Ballën në Kuvend, diskutime për “Zgjedhoren”
9 Korrik 2020, 11:06Nga DOSJA
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar paraditen e sotme në kryesinë e Kuvendit për të takuar kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Takimi mes tyre ka nisur që prej orës 11:30 dhe zgjati për disa orë.
Pas takimit me ambasadoren Kim, Balla shkoi në foltoren e Kuvendit dhe u shpreh se maxhoranca ishte gati për lista të hapura, ndërsa shtoi se “Zgjedhorja” duhet të kalonte për të plotësuar edhe 15 kushtet e vendosura për çeljen e negocitave me Bashkimin Europian.
Reforma Zgjedhore do të kalojë në Kuvend në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar, më 23 korrik, ndërkohë që opozita parlamentare ka premtuar se nuk e jep votën pa plotësimin e tre kushteve të saj: hapjen e listave, uljen e pragut prej 5% dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
Pas dy takimeve që opozita parlamentare ka zhvilluar me krryeministrin Edi Rama dhe Ballën, nuk është gjetur asnjë konsensus. Rama është shprehur i hapur për të diskutuar por ka theksuar se dy opozitat nuk mund të marrin gjithë çfarë kërkojnë nga qeveria.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi ka rishprehur edhe njëherë kërkesën për lista të hapura. Në seancën e sotme plenare ai deklaroi se kjo është një kërkesë e ...
TIRANË– Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka “zabtuar” foltoren e Kuvendit, për të replikuar me ministren e Transportit, Belinda Balluku. Fillimisht dep...
TIRANË– Deputeti i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, Halit Valteri ka folur sot ashpër për avokaten e Popullit, Erinda Balanca.Në fjalën e tij në Kuvend, ...
Politike 9 Korrik 2020, 10:08
TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku teksa mbrojti projektin e rrugës Milot-Fier, tha se opozita ka ndikuar keq në psikologji...
TIRANË- Dorian Teliti, shefi i kabinetit të Lulzim Bashës ka denoncuar se kosoja e 1 kliometri rrugë në aksin Milot-Fier do të kushtojë 20 milionë euro. Në...
TIRANW-Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i ka kthyer përgjigje opozitës, për akuzat për projektin rrugës Milot-Fier. Referuar 4 pyetjev...
TIRANË– Deputetët e opozitës, Zef Shtjefni dhe Kujtim Gjuzi janë ankuar sërish për minutazhin që kanë pasur në dispozicion për t’i bërë pyetje Avokates së ...
TIRANË-Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i është përgjigjur kritikave të deputetit Artur Roshi, i cili tha se nga tekstet shkollore janë hequr figura të rë...
TIRANË-Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca prezantoi sot në Kuvend raportin vjetor të institucionit që ajo drejton. Ajo u shpreh se mungesa e një sistemi ...
TIRANË- Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ishte gjithashtu pjesëmarrës në ceremoninë e inagurimit të memorialit të holokaustit tek liqeni Artificial. Veli...