Politike

Shahini i përgjigjet Roshit për tekstet shkollore: Janë shkruar sipas kritereve të KiE…Deputeti vijon kritikat me filmat e

9 Korrik 2020, 09:09 Nga DOSJA
Shahini i përgjigjet Roshit për tekstet shkollore: Janë shkruar

TIRANË-Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i është përgjigjur kritikave të deputetit Artur Roshi, i cili tha se nga tekstet shkollore janë hequr figura të rëndësishme dhe janë glorifikuar disa të tjerë me të padrejtë, ata që kanë 0 kontribut.

Shahini sqaroi, se librat e historisë janë të hartuara nga grupe autorësh, midis të cilëve pedagogë dhe historianë. Më tej ajo shtoi se tekstet janë të shkruara sipas kritere të përcaktuara nga Këshilli i Europës.

Historia letërsia gjeografia dhe artet janë lënë shkollore dhe fusha të pashtershme të debatit kombëtar. Debati kombëtar rezulton në mënyrën më të mirë për ti përcjellë te gjeneratat e tjera dhe për t’i përdorë për zhvillimin e shoqërisë. Librat e historisë shkruhen nga grupe autorësh, janë pedagogë, pjesë e institutive të historisë, shkruhen sipas kritereve të përcaktuara nga KiE. Paraqiten faktet dhe që i jep mundësi nxënësit të hulumtojë”, tha Shahini.

Më pas Roshi u afrua sërish tej foltorja dhe këtë herë u kap me filmat e prodhuar nga kinostudio “Shqipëria e Re”. Roshi kërkoi ndalimin e këtyre filmave, me argumentin se përhapin ideologjinë komuniste dhe frymën e luftës midis kategorive të ndryshme shoqërore.

Vazhdojmë të prodhojmë një histori të gënjeshtërt, për të përmbushur tekat dhe për t’i dhënë lavdi një klike pse jo edhe kriminale që kishte të gjitha pushteten në dorën e saj për 50 vite. Janë dhunuar, plackitur e vrarë më shumë njerëz sesa nga pushtimet e huaja. Njerëz që ende nuk kanë marrë pronat e tyre dhe as vendin që takon në shoqëri. Një shoqëri e helmuar nga e shkuara që mbahet gjallë nga tekste shkollore dhe filmat e pavlerë prodhuar nga kinostudio “Shqipëria e Re”. Filma që duhen shpallur të ndaluar sepse përhapin ideologjinë komuniste dhe frymën e luftës midis kategorive të ndryshme shoqërore. Filma që nuk kanë asnjë cilësi“, u shpreh Roshi.

(k.m/g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artur roshi filmat shqiptare seanca plenare 8 korrik 2019 artur roshi filmat shqiptare seanca plenare 8 korrik 2019

Sondazh

Poll

Politike 9 Korrik 2020, 08:47

TIRANË– Deputeti Artur Roshi habit me deklaratën e tij në foltoren e Kuvendit. Në fjalën e tij, Roshi rrëzoi krijimtarin e shkrimtarit Dritëro Agollit, i c...