Politike

Milot-Fier/ Balluku i përgjigjet opozitës: Tenderi u “fsheh” me urdhërin tim, u konsultuam me ekspertët tanë… po juve

9 Korrik 2020, 09:58 Nga DOSJA
Milot-Fier/ Balluku i përgjigjet opozitës: Tenderi u

TIRANW-Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i ka kthyer përgjigje opozitës, për akuzat për projektin rrugës Milot-Fier. Referuar 4 pyetjeve të bëra publike nga Partia Demokratike, sepse nuk u bë transparenca në Agjencinë e Prokurorimeve Publike, Balluku tha se kërkoi mendimin e ekspertëve qeveritarë për të cilët tha se janë “Hill International, Dellotite”, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Javën e fundit, 7 ditë të tëra kam dëgjuar me shumë vëmendje vrerin e hedhur në media për projektin më të madh, të korridorit blu, Milot-Fier, kam pritur 7 ditë për të ardhur në këtë foltore. Unë i përgjigjem Murrizit, Rudina Hajdarit dhe të tjerëve këtu, jo atyre që nuk i zë gjumi natën, pra nuk i përgjigjem lukunisë, apo zëdhënësave të qametit. Do ta nis nga e para. E kam ndaluar unë hedhjen e dokumenteve në APP, sepse pak minuta pas lancimit të këtij projekti ju u turrët për të hedhur zift. U kërkova ekspertëve të ndalonin, kërkova mirëkuptimin e kryeministrit dhe dëgjuam me vëmendje deklaratat tuaja dhe morëm dhe analizuam se mos ndoshta kishit ndonjë fije të vërtetë, apo ndonjë numër që na paska shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë. Hill International, Dellotite, këta janë ekspertët tanë që po punojnë për ne, po kush janë ekspertët e qametit që thonë se projekti është i fryrë? Kjo rrugë kushton 1 miliard e 118 milionë euro, do të vijë nga investitori privat përmes një gare ndërkombëtare për të ardhur me investimin më të madh dhe çmimin pagesën e rrugës më të ulët. Ua thashë përgjigjen edhe pse ju nuk meritoni asnjë përgjigje. Kush jeni ju që abuzoni me çmimet, gjithcka në këtë republikë duhet ta zgjidhim në gjykatë? 17.5 euro udhëtimi? Kush jeni ju që e nxirrni këtë çmim?“, tha Balluku.

f.g./dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku belinda balluku

Sondazh

Poll

Politike 9 Korrik 2020, 08:47

TIRANË– Deputeti Artur Roshi habit me deklaratën e tij në foltoren e Kuvendit. Në fjalën e tij, Roshi rrëzoi krijimtarin e shkrimtarit Dritëro Agollit, i c...