Politike

“Me 1 minutë s’kemi çfarë të themi…”/ Ruçi pret ankesa nga opozitarët, duan më shumë kohë, kryeparlamentari gji

9 Korrik 2020, 09:35 Nga DOSJA
“Me 1 minutë s’kemi çfarë të

TIRANË– Deputetët e opozitës, Zef Shtjefni dhe Kujtim Gjuzi janë ankuar sërish për minutazhin që kanë pasur në dispozicion për t’i bërë pyetje Avokates së Popullit, Erinda Ballanca. 

Shtjefni e ka shfrytëzuar minutazhin e tij, ndërsa Gjuzi ka hequr dorë duke u shprehur se do t’ja dhuronte kohën e tij, kujtdo që e kërkonte. Sigurisht që as në këtë rast nuk ka munguar ironia e kryeparlamentarit Ruçi.

REPLIKAT: 

Gramoz Ruçi: Një minutë të thashë që në fillim

Zef Shtjefni: Dy minuta ëëë. Të dashur kolegë, Avokati i Popullit besoj se e ka kryer mirë detyrën. Ka bërë ndërhyrje të duhura. Ka ndërhyrë aty kudo ku duhej. Ka qënë gjithmonë kontribuues për çështje të rëndësshme.

Gramoz Ruçi: Fjala për Gjuzin

Kujtim Gjuzi: Kryetar na e keni hequr fjalën, një minutë s’kemi çfarë të themi. Jepja kujt të duash.

Gramoz Ruçi: Faleminderit për kohën që kurseve

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kujtim gjuzi seanca plenare 9 korrik 2020 zef shtjefni kujtim gjuzi seanca plenare 9 korrik 2020 zef shtjefni

Sondazh

Poll

Politike 9 Korrik 2020, 08:47

TIRANË– Deputeti Artur Roshi habit me deklaratën e tij në foltoren e Kuvendit. Në fjalën e tij, Roshi rrëzoi krijimtarin e shkrimtarit Dritëro Agollit, i c...