Politike

9 Korrik 2020, 10:08 Nga DOSJA

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku teksa mbrojti projektin e rrugës Milot-Fier, tha se opozita ka ndikuar keq në psikologjinë e shqiptarëve. Balluku tha se rruga do të kushtojë vetëm 7.5 euro për kalim nga qytetarët, ndërsa akuzoi “zëdhënësit e qametit”, referuar opozitës, se kanë terrorizuar qytetarët në ditët e pandemisë, duket thënë se do të shkatërrojnë projektet e qeverisë Rama kur të vijnë në pushtet.

Pjesë nga fjala e Ballukut: 

Gjurmë ekzistuese, ndërsa zëdhënësit e qametit, ju si mendoni, ato 63 kilometra do të vijojnë siç janë? Jo, por ne s’duam të rrisim gjurmët e shpronësimit se s’duam probleme me bizneset dhe banorët. Cila gjurmë ekzistuese do të përdoret sipas jush? 12 vite e kishit ju ministrinë e Transportit, zëdhënësë të qametit. Edi Rama, në shtator i bën tri vite. Kjo autostradë do të kushtojë. 7.5 euro për kilometër, asnjë lekë më shumë. Autostradat me pagesë janë rrugë evropiane. Do të bëjmë rrugë dytësore të detyruara, do t’ja detyrojmë ne ndërtuesit që të bëjë rrugë dytësore. Superstradë mirëfilli evropiane. Unë e di si është puna, ju s’keni problem me projektet, ju thjesht nuk doni të ndërtohet. Zoti është i madh dhe e ka parë Shqipërinë më në fund, e çmendët këtë popull. Në ditët e tmerrshme të COVID-19, oferta është të dëgjosh se do vijë njëri që do shkatërrojë atë e këtë. Imagjino të dëgjosh këtë gjë për ofertë. Ju shkatërruar psikologjinë e njerëzve. Kjo është përgjigjia ime e fundit. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku rruga milot-fier seanca plenare 9 korrik 2020 belinda balluku rruga milot-fier seanca plenare 9 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 9 Korrik 2020, 08:47

TIRANË– Deputeti Artur Roshi habit me deklaratën e tij në foltoren e Kuvendit. Në fjalën e tij, Roshi rrëzoi krijimtarin e shkrimtarit Dritëro Agollit, i c...