Politike

AP raporton para Kuvendit, Ballanca kërkon ngritjen me urgjencë të GJL dhe GJK, kritika për policinë: Kemi vërejtur proble

9 Korrik 2020, 09:05 Nga DOSJA
AP raporton para Kuvendit, Ballanca kërkon ngritjen me urgjencë

TIRANË-Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca prezantoi sot në Kuvend raportin vjetor të institucionit që ajo drejton. Ajo u shpreh se mungesa e një sistemi drejtësie efektiv në vend, ka penguar garantimin e të drejtave të njeriut.

“Konsensusi nuk është një zeje e të pamundurës, por një teknologji e të domosdoshmes. shoqëritë tona, duhet të kenë konsensuin dhe ujdinë. Na duhet konsensusi shoqëror.  Qyetarët kanë kërkuar prej nesh që ta bëjmë një vend europian dhe ta kthejmë besimin te drejtësia dhe shteti. Sa më parë të kuptojmë zhgënjimin e qytetarëve, aq më mirë do të jetë”, tha Ballanca

Më tej Ballanca bëri publik bilancin e institucionit që ajo drejton.

“Në periudhën janar- dhjetor 2019, AP ka adresuar 213 rekomandime, 15% më shumë se në 2018 drejtuar organeve të administratës publike. 134 rekomandime, ose 63% janë pranuar, 25% kanë gjetur zbatimim të plotë, 66% të pjesshme, dhe 9% nuk janë zbatuar prej mungesës financiare. 4% është pa përgjigje, 23% në proces”, vijoi Ballanca.

Kjo e fundit ka ngritur gjithashtu zërin për krijimin sa më shpejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, duke thënë se vetëm në këtë mënyrë do të garantohen të drejtat e njeriut. Gjithashtu Ballanca pati kritika edhe për punën e policisë, duke thënë se ka vërjetur parregullsi në mënyrën e shoqërimit.

“Në krye të listës së problemeve është mungesa e një sistemi drejtësie efektiv për garantimin e të drejtave të njeriut. Për këtë edhe institucioni ynë bashkon zërin me Kuvendin për zbatimin e reformës në drejtësi. Mungon një Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, që garanton të drejtat e njeriut. Të zbatohen sa më shpejt objektivat e Reformës në Drejtësi. Duhet të jetë prioritet kombëtar. Kthimi i besimit të publikut tek sistemi në drejtësi, mbetet në fokus të punës sonë. Sa i përket Policisë, vërehen problematike, në momentet e para të shoqërimit dhe arrestimit, keqtrajtimit, apo shoqërime të paligjshme si dhe mbajtja në shoqërim tejet afateve të ligjhshme, dëmtimi i shëndetit të qytetarëve nga gazet lotsjellësë etj“, u shpreh ajo.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avokati i popullit ne kuvend erinda ballanca avokati i popullit ne kuvend erinda ballanca

Sondazh

Poll

Politike 9 Korrik 2020, 08:47

TIRANË– Deputeti Artur Roshi habit me deklaratën e tij në foltoren e Kuvendit. Në fjalën e tij, Roshi rrëzoi krijimtarin e shkrimtarit Dritëro Agollit, i c...