PS dhe PD nisën fushatën/ Meta i prerë: Tension artificial, ende s’kemi një datë për zgjedhjet, fokusohuni te pandemia d
TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka deklaruar se në Shqipëri është krijuar një tension artificial dhe ende nuk ka një datë për zgjedhjet. Ky reagim i presidentit vjen pasi PD dhe PS kanë ndezur “motorët” e fushatës. Nëpërmjet një postimi në Facebook , kreu i shtetit thekson se tani duhet të fokusohemi në përmbushjen e kushteve për negociatat dhe tek pandemia.
“Ndaj s’duhet humbur më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave në mënyrë që të ecim së bashku me fqinjët tanë drejt Bashkimit Europian. Përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve duhet të jenë dy objektivat madhore për të gjithë. E para mbron shëndetin dhe jetën e çdo qytetari, ndërsa e dyta shpëton të ardhmen europiane të vendit për të cilën të gjithë përbetohen me fjalë dhe programe. Koha për vepra të mira është tani!”, shprehet ndër të tjera Presidenti.
REAGIMI:
Edhe pse zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoninë e Veriut do mbahen vetëm pas pak ditësh, një atmosferë sigurie dhe demokracie mbizotëron falë pjekurisë të lidershipit politik në tërësi, por edhe funksionimit normal të institucioneve.
Ndërsa fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka as datë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër. Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje së bashku edhe me defiçitin dhe borxhin publik. Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta.
Ndaj s’duhet humbur më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave në mënyrë që të ecim së bashku me fqinjët tanë drejt Bashkimit Europian. Përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve duhet të jenë dy objektivat madhore për të gjithë. E para mbron shëndetin dhe jetën e çdo qytetari, ndërsa e dyta shpëton të ardhmen europiane të vendit për të cilën të gjithë përbetohen me fjalë dhe programe. Koha për vepra të mira është tani!
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama në mbledhje me kryebashkiakët paralajmëro zgjedhjet në 4 bashkitë e mbetura pa “kokë”. Ai theksoi se zgjedhjet e tjera do të zhvillohen më 2021. Ndërkohë PD ka nisur punën me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Besa Shahini: Shqetësuse që 30-vjeçarin e fundit nuk e trajtojmë në histori, me emrat e institucioneve arsimore merren Kës
TIRANË- Nis seanca plenare. Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se është shqetësuse që 30-vjeçarin e fundit nuk e trajtojmë në librat e hist...
Interpelanca me Shahinin, Roshi i kërkon llogari për tekstet shkollore dhe punësimin e mësuesve
TIRANË -Deputeti Artur Roshi, i cili kërkoi interpleancë me ministren e Arsimit, listoi nga foltorja e Kuvendit pyetjet për Shahinin. Roshi kërkoi llogari ...
Bojkoti i seancës së kaluar, Gjuzi akuzon Ruçin: Nuk i dhe fjalën Murrizit, përgjigjet e kryetarit të Kuvendit: Zbatova rr
TIRANË -Seanca parlamentare e ditës së sotme, nisi me një replikë midis kreut të Koservatorëve, Kujtim Gjuzi dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Shk...
Përurohet memoriali i Holokaustit, ambasadori i Izraelit: Është nder për mua! Nëse shumë kombe do ta dinin këtë pjesë t
TIRANË– Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler ka mbajtur një fjalë të shkurtër në përurimin e memorialit të holokaustit në Shqipëri. Në fjalë...
Monumenti për holokaustin, Rama tregon rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve: Njollë në ndërgjegjien e Hollywood,
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë në përurimin e memorialit të holokaustit në Shqipëri, ku edhe ka treguar rolin e shqiptarëve gjatë luftë...
Viktimat e holokaustit, ambasadorja Kim: S’ka shumë vende që mund të ngrejnë një memorial të tillë
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ishte gjithashtu pjesë e ceremonisë së përurimit të memorialit të holokaustit në Shqipëri. Kim, në fjalën e saj, vl...
Memorial te Liqeni për Holokaustin, Rama: Njollë në ndërgjegjen e Hollywoodit që s’bëri film për shpëtimin e hebrenjve
TIRANË– Sot në parkun e liqenit Artificial në Tiranë është përuruar memoriali i Holokasutit, në nder të viktimave hebre që u vranë në kampet naziste. Të pr...
“Roli i Ramës për ndarjen e Kosovës”, Sonja Biserko: Ka bisedime të fshehta mes Thaçit dhe Vuçiç
TIRANË– Ajo tha se bisedimet për ndarjen e Kosovës kanë nisur që në vitin 2016 dhe pjesë e tyre ka qenë edhe kryeministri Edi Rama dhe djali i filant...
Opozita bojkoton sërish Kuvendin: Test që s’votojmë “Zgjedhoren”, propozimi i Ballës ‘nxjerr’ 2 të pabindur mes t
TIRANË– Sërish përplasje në Kuvend! Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me një interpelancë mes ministres Besa Shahini dhe deputetit të opozitës së re, A...