Politike

9 Korrik 2020, 08:47 Nga DOSJA

TIRANË– Deputeti Artur Roshi habit me deklaratën e tij në foltoren e Kuvendit. Në fjalën e tij, Roshi rrëzoi krijimtarin e shkrimtarit Dritëro Agollit, i cili sipas tij kënaq vetëm nostalgjikët. 

Në fjalën e tij, Roshi u shpreh se libri i Agollit është i dobët dhe nuk duhet që të jetë pjesë e teksteve shkollore, duke marrë edhe rolin e kritikut të librave dhe artit. 

Më tej Roshi përmendi edhe figurën e Vasil Shantos, për të cilin tha se nuk ka asnjë vlerë për arsimin dhe shkolla nuk duhet të mbante emrin e tij. Deputeti e ka quajtur Vasil Shanton pijetar dhe bixhozxhi.

Ju nuk keni hequr asnjë individ nga emërtimet e shkollave dhe institucioneve dhe ti keni zëvendësuar me individë të tjerë që kanë dhënë maksimumin në zhvillimin e arsimit. Ka një emër shkolle që quhet Vasil Shanto, kush është kontributi i tij për arsimin 0. Një pijetar dhe bixhozxhi. Unë dua të them që nuk ka asnjë emër shkolle me emrin e Mithat Frashërit. Fëmijët tanë po vijojnë të mësojnë luftën e klasave. Akoma vazhdon të studiohet romani i dobët i Dritëro Agollit, vetëm për emocionet që u ngjall nostalgjikëve, por pa asnjë vlerë tjetër. Romane të tjerë, të Koliqit, Camajt, Zhitit, lihen jashtë vëmendjes dhe nuk përmenden as tangent“, tha Roshi.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artur roshi dritero agolli kuvend seanca plenare 9 korrik 2020 artur roshi dritero agolli kuvend seanca plenare 9 korrik 2020

Sondazh

Poll