Sport

Kaos në dhomat e zhveshjes së PSG, Neymar në një lidhje të fshehtë me partneren e shokut të skuadrës

9 Korrik 2020, 08:22 Nga DOSJA
Kaos në dhomat e zhveshjes së PSG, Neymar në një lidhje

PARIS– PSG ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Champions League që do të zhvillohet në muajin gusht,por një thashethem ka trazuar jo pak dhomat e zhveshjes. Sipas mediave, Neymar ka pasur një raport sekret me modelen braziliane Izabel Goulart, gjatë kohës që kjo jetonte në kryeqytetin francez.Ajo që e bën më intriguese gjithë këtë histori, është fakti se braziliania Goulart ndodhej në atë kohë në Paris për të shoqëruar të fejuarin e saj, portierin gjerman Kevin Trapp, i cili ishte shok skuadre me Neymar.

“Askush nuk flet, por natën në Paris, në një sekret të madh, ka lindur një çift i bujshëm. Ai futbollisti i famshëm i PSG-së, Neymar dhe ajo bukuroshja e njohur braziliane Izabel Goulart. Mëkat që të dy janë fejuar me persona të tjerë. Ajo në veçanti, që është prej kohësh në krah të portierit gjerman Kevin Trapp, ish shok skuadre i Neymar, që është rikthyer të luajë në Bundesligë”, shkruan revista “Chi”.

Revista sqaron se raporti sekret mes çiftit Neymar- Goulart ka ekzistuar gjatë kohës që modelja braziliane jetonte në Paris, bashkë me portierin Kevin Trapp atëherë shok skuadre me yllin e futbollit brazilian.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport neymar psg trapp neymar psg trapp

Sondazh

Poll