Sport

Panik te Partizani, i gjithë ekipi i nënshtrohet testeve për koronavriusin

9 Korrik 2020, 07:40 Nga DOSJA
Panik te Partizani, i gjithë ekipi i nënshtrohet testeve për

TIRANË-Një mbrëmje e pazakontë ishte për Partizanin kjo që lamë pas, teksa u konfirmuan dy rastet e para pozitive me Koronavirus brenda kampit të kuq. Bëhet fjalë për Dejan Boldor dhe Besnik Ferati, që fatmirësisht gëzojnë një gjendje të mirë shëndetsore dhe janë në shtëpi për të bërë karantinën.

Megjithatë ndeshja me Tiranën po afron dhe për këtë arsye Partizani ka kryer testimin e gjithë ekipit. Ashtu siç është edhe në bazë të rregullave dhe siç u veprua me Bylisin kur Qardaku doli pozitiv, e gjithë skuadra i është nënshtruar testit për KOVID-19. Në rast se do të ketë të tjerë futbollistë që do të rezultojnë pozitiv, atëherë do të rrezikohej edhe shtyrja e takimit me Tiranën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boldor hoxha partizani tirana boldor hoxha partizani tirana

Sondazh

Poll