Sport

Agustin Kola: Tirana nuk shet ndeshje për lekë, por për miqësi, tiranasit janë racistë

8 Korrik 2020, 16:53 Nga DOSJA
Agustin Kola: Tirana nuk shet ndeshje për lekë, por për

Agustin Kola ka mbrojtur klubin e Tiranës dhe presidentin Refik Halili nga akuzat për trukim në sfidën e Kupës përballë Bylisit. Në një intervistë të dhënë për “ABC News”, legjenda e bardhebluve ka folur hapur, si përherë.

Halili asnjëherë nuk shet ndeshje. Më vjen keq për të dhe i them të mos merret me ambientin jashtë, mos të merret me këta që flasin. Kështu e kanë sulmuar edhe në kohën tonë Tiranën, me gjëra të tjera. Tani e sulmojnë me këto. Për Tiranën i vë duart në zjarr. Tirana ka lënë ndeshje për miqësi, por jo për lekë”, është shprehur Kola.

Ai ka edhe një këshillë për trajnerin Egbo. “Ai ka merita, por të mos merret me racizmin. Unë kam luajtur vetë te Tirana. Tiranasit janë pak racistë. Edhe sot më thonë ‘malok’. Babai më ka lindur këtu. Le të merret me ekipin”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport halili kola tirana halili kola tirana

Sondazh

Poll