Sport

Partizani ka dy të infektuar para derbit, Tirana: Na vjen keq, por duam të luajmë

9 Korrik 2020, 06:41 Nga DOSJA
Partizani ka dy të infektuar para derbit, Tirana: Na vjen keq, por duam

Sipas drejtorit sportiv të klubit Tirana, Arbi Laçi, derbi i kryeqytetit duhet të luhet me çdo kusht, edhe pse Partizani ka dy lojtarë të prekur nga koronavirusi.

Nga ana njerëzore i vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë, por zgjidhja është vetëm një: të luhet ndeshja. Laçi u shpreh për Panorama Sport, se në dorë gjithë situatën e ka Federata. Bardheblutë duan lojë, sepse kështu e parashikon protokolli i ndeshjeve në Kategorinë Superiore dhe nuk shtyhet ndeshja.

“Frika ekziston, por për ne ndeshja duhet të luhet, duke zbatuar protokollin që ka publikuar federata, ndonëse është kjo e fundit që vendos gjithçka. Ne vetëm zbatojmë vendimet e saj”, është shprehur Laçi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi partizani tirana derbi partizani tirana

Sondazh

Poll