Sport

VIDEO: Mallkime, dhunë dhe lot nga Armend Dallku, plas skandali në futbollin kosovar

8 Korrik 2020, 18:02 Nga DOSJA
VIDEO: Mallkime, dhunë dhe lot nga Armend Dallku, plas skandali në

Prishtina sot u mund nga Gjilani dhe një karton i kuq për portierin Visar Bekaj i prishi balancat në fillim të pjesës së dytë. Vendasit, me një lojtar më shumë, ia dolën të shënonin dy herë me Veliun dhe Prognin.

Kjo ndeshje u mbyll 2-1 dhe në fund trajneri Armend Dallku shpërtheu në lot.

“Kjo çfarë ka ndodhur në Gjilan është krim ndaj futbollit. Këta gjyqtarë nuk e meritojnë të gjykojnë në Superligë. Duhet marrë përgjegjësi, nga ai pari që është atje lart, e gjithë të tjerët. Zoti ua ktheftë qysh është më së keqi“, ka thënë Dallku në lidhjen direkte në Supersport.

Pas ndeshjes lojtarët e Prishtinës dhe stafi kanë protestuar tek arbitri, ndërkohë që vetë klubi kryeqytetas raporton për dëmtime të lojtarëve nga policia. Madje një prej tyre ka prerë dorën dhe është dërguar në spital.

“Shumë futbollistë dhe trajnerë janë të dëmtuar nga sulmi i policisë, sidomos nga spreji i përdorur, por ka edhe lëndime të tjera. Boshnjaku ka prerë dorën edhe është dërguan në emergjencë. FC Prishtina me gjasë, 99%, do të tërhiqet nga garat!”, shkruan Prishtina në faqen zyrtare në “Facebook”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjilan prishtina skandal gjilan prishtina skandal

Sondazh

Poll