Sport

Dy lojtarë dalin pozitivë me Covid-19, Partizani shokohet para derbit

8 Korrik 2020, 18:42 Nga DOSJA
Dy lojtarë dalin pozitivë me Covid-19, Partizani shokohet para derbit

FK Partizani njofton se dy futbollistë të skuadrës së kuqe, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ditët e fundit ata kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit.  Edhe një lojtar tjetër i Partizanit, Amir Bilali, ka bërë testin, por ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.

Klubi ka marrë të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë t’i përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirus partizani koronavirus partizani

Sondazh

Poll