Sport

Tare: Nuk kemi ofruar 30 mln euro për Kumbullën, në kampionat jemi të penalizuar

8 Korrik 2020, 15:14 Nga DOSJA
Tare: Nuk kemi ofruar 30 mln euro për Kumbullën, në kampionat

Kur lexon mediat sportive, duket sikur të gjithë e duan Marash Kumbullën në merkaton e verës. Lazio është klubi më i përmendur për interesin që ka për lojtarin shqiptar.

Verona, klubi aktual i qendërmbrojtësit, kërkon 30 milionë euro. Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka theksuar se klubi ku ai punon nuk ka shans të paguajë kaq shumë.

“Lazio nuk ka bërë kurrë një ofertë prej 30 milionë eurosh për Kumbullën. Është lojtar i mirë dhe që mund të bëhet i rëndësishëm, por nuk do të ndryshojmë mënyrën tonë të punës. Rreziku është gjithmonë pas derës dhe në këto kohë ka shumë vështirësi”, ka thënë Tare.

“Po luftojmë për kampionatin, por jemi më të penalizuar prej kalendarit. Po luajmë ndeshje çdo tri ditë krahasuar me Interin dhe Juventusin. Jo për justifikim, por kjo do të thotë shumë”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kumbulla lazio merkato tare verona kumbulla lazio merkato tare verona

Sondazh

Poll