Sport

VIDEO/Futbollisti i Barcelonës zgjodhi të shkonte në ndeshje me biçikletë, ja arsyeja sipas mediave spanjolle

9 Korrik 2020, 08:06 Nga DOSJA
VIDEO/Futbollisti i Barcelonës zgjodhi të shkonte në ndeshje me

BARCELONË-Barcelona fitoi derbin e Kataluniës me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të uruguaianit Luis Suarez, duke vulosur rënien në Secunda Division të Espanyolit. Megjithatë para fillimit të ndeshjes, Pique u shfaq në titujt e para të portaleve, mbrojtësi spanjoll ndryshe nga herët e tjera nuk mbërriti në stadium me autobuzin e skuadrës por me biçikletë.

Një video u publikua nga Movistar që filmoi ardhjen e Pique në “Camp Nou”. Ai u pa duke shpejtuar brenda tunelit jashtë stadiumit kur hyri në stadium, ndërsa kamerat kapën ardhjen e tij.

Raportet e mediave spanjolle tregojnë se ardhja e Pique-s me biçikletë ka një mesazh. 33 vjeçari ka dashur të tregojë se përhapja e përdorimit të biçikletës, është shumë e dobishme si në aspektin mjedisor e shëndetësor, ashtu edhe në aspektin social dhe është mjaft e rëndësishme për një mjedis dhe shoqëri më të mirë për të jetuar.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona espanyol pique barcelona espanyol pique

Sondazh

Poll