Sport

Shkëmbim i bujshëm në Serie A, Milani dhe Interi mendojnë të ndërrojnë mesfushorët

8 Korrik 2020, 14:39 Nga DOSJA
Shkëmbim i bujshëm në Serie A, Milani dhe Interi mendojnë

Franck Kessie dhe Matias Vecino pritet të shkëmbehen në Milano. Klubet e tyre, Milani dhe Interi, po e shohin të arsyeshëm këtë operacion, edhe pse nuk bëhet fjalë për lojtarë fort të ngjashë në cilësi dhe vlerë.

Kessie është një titullar i rregullt te Milani, por gazetari Gianluca Di Marzio raporton se mund të largohet. Trajneri i Interit, Antonio Conte, kërkon më shumë muskuj në mesfushë.

Vecino është përmendur disa herë në merkaton e Milanit, por klubi kuqezi ka ngurruar. Paola Maldini pëlqen më shumë Roberto Gagliardinin.

Zikaltrit ngulin këmbë për Vecinon. Në ditët në vijim pritet të ketë lajme më të sakta dhe të besueshme mbi këtë shkëmbim.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kessie merkato vecino kessie merkato vecino

Sondazh

Poll