Bota

Pranga në tavan dhe karrige dentisti për të shkulur dhëmbët e dhëmballët/ Zbulohen dhomat e improvizuara nga trafikantët

8 Korrik 2020, 19:20 Nga DOSJA
Pranga në tavan dhe karrige dentisti për të shkulur

HOLLANDË- Policia Hollandeze ka zbuluar një dhomë torturash e cila përdorej nga kriminelët për të marrë njerëzit në pyetje, gjatë hetimeve për një 40-vjeçar nga Haga i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe komplot për vrasje.

Mediat e huaja kanë raportuar se dhoma është zbuluar brenda një kontejneri transportues, ku është gjetur dhe një karrige dentisti për të shkulur dhëmbët e dhëmballët që përdorej për pengjet.

Policia vendase ka njoftuar se pas zbulimit të dhomës janë arrestuar gjashtë persona të cilët janë akuzuar me akuzën për rrëmbim dhe pengmarrje. Autoritetet policore kanë zbuluar edhe shtatë kontejnerë transporti në një depo në 22 qershor në qytetin Wouwse Plantage afër kufirit jugor me Belgjikën ku gjashtë prej tyre ishin përdorur si qeli burgu.

“Të dyshuarit e quajtën kontejnerin e shtatë ‘dhomën e trajtimit’, e cila dukej qartë se ishte e përgatitur për të torturuar njerëzit,” thuhet në deklaratën e policisë.
Sipas policisë në dhomën e torturave kishte gjithashtu edhe pranga sakaq të gjitha qelitë vëzhgoheshin nëpërmjet një rrjeti kamerash.

Policia ishte në gjendje të gjurmonte disa mesazhe të kodifikuara të aplikacionit EncroChat, dhe kjo u mundësoi autoriteteve për të ndjekur në kohë reale kriminelët.
Policia konfiskoi gjithashtu 24 kilogramë drogë MDMA, veshje policore, automjete të vjedhura dhe armë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hollandë zbulohen dhomat e torturave hollandë zbulohen dhomat e torturave

Sondazh

Poll