Bota

Akuzohet për krime lufte, Thaçi udhëton të hënën në Hagë: U thirra nga Prokuroria, kam intervistën dhe do përballem me

8 Korrik 2020, 16:52 Nga DOSJA
Akuzohet për krime lufte, Thaçi udhëton të hënën

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes  një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se të hënën do të udhëtojë për në Hagëëme ftesë të Prokurorisë Speciale.

Thaçi gjithashtu tha se Kosova edhe pse viktimë, ka bashkëpunuar me organet e drejtësë. E si rezultat i kësaj, shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Kosovë dhe jashtë saj.

Ndër të tjera ai u ka bwrw thirrje të gjithë qytetarëve që t’i përballojnë këto sfida së bashku derisa shumë luftëtarë të UÇK’së  të përballen me drejtësinë ndërkombëtare.

Njoftimi i plotë i presidentit Thaçi.

Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,

Në këto dy dekadat e fundit shumë pjesëtarë të UÇK-së u ballafaquan me drejtësinë ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavi, EULEX-it dhe me drejtësinë vendore.

Kosova, edhe pse viktimë, bashkëpunoi me organet e drejtësisë për trajtimin e pretendimeve për krime lufte. Në këto dy vitet e fundit shumë ish-bashkëluftëtarë janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara, brenda dhe jashtë vendit.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.

Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi.

Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ju faleminderit për përkrahjen tuaj!

Zoti e bekoftë Kosovën! HTH

Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci hashim thaci

Sondazh

Poll