Protestat e dhunshme në Serbi/ Reagon Vuçiç: Qëllimi i tyre është dobësimi i pozicionit të Serbisë para bisedimeve në
8 Korrik 2020, 15:59Nga DOSJA
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ditën e sotme në një konferenc për shtyp ka folur në lidhje me protestat që po zhvillohen në vend. Në fjalimin e tij ai është shprehur se protestat e dhunshme në Beograd kanë si qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.
“Nuk kam dyshim se ata që protestuan mbrëmë kishin qëllimin për të dobësuar pozicionin e Serbisë. Ne kemi prova për përfshirjen e disa zyrtarëve të disa shërbimeve sekrete rajonale, dhe mund të flasim për gjithçka tjetër më vonë, kur shërbimet tona bëjnë analizën, ” tha ai.
Një natë më parë në Beograd nisën protestat masive kundër Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Qytetarët kundërshtojnë vendimin e Vuçiç për t’u përballur me një tjetër izolim si shkak i pandemisë, sepse tashmë Serbia është përfshirë nga një tjetër valë e Covid-19, ku numri i të infektuarve sa vjen e rritet. Gjithashtu protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Presidentit Vuçiç.
Protestat kanë krijuar dëme të mëdha, ku sipas mediave serbe mësohet se nga përplasjet e forta kanë mbetur të plagosu 43 policë dhe 17 civilë.
Ndërkohë raportohet se janë arrestuar të paktën 23 persona nga sulmet e ashpra në të cilat protestuesit janë përfshirë dje. Gjithashtu ato kanë paralajmëruar se protesta do të ketë edhe ditën e sotme. Protestat ndodhën dy ditë para se presidenti i Serbisë të takohet në Paris me homologun e tij francez, Emmanuel Macron me të cilin pritet të bisedojë për dialogun Kosovë-Serbi.
Më 10 korrik do të mbahet një video-samit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilin e kanë organizuar presidenti Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik pritet të takohen në Buksel, ngjarje kjo që do të shënojë edhe rifillimin e dialogut ndërmjet dy vendeve, i ndërprerë në fund të vitit 2018.
ITALI- Ministria e Shëndetësisë Italiane, ka nj0ftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 15 viktima nga koronavirusi, dhe numri në total i t...
SERBI- E quajnë ‘Wuhani i ri i Europës’. Prej më shumë se një muaji, qytetarët e Novi Pazarit kanë ngritur alarmin se situata e krijuar nga Covid-19 në Sanxhak ...
GJERMANI-Kancelarja gjermane, Angela Merkel bën diferencën midis hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.Gjatë prezantimit t...
GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetësisë sëfundmi ka publikuar prova të reja mbi përhapjen e Covid-19 përmes ajrit.Përhapja e virusit përmes ajrit nuk ...
MAQEDONI E VERIUT- Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se 8 persona kanë humbur jetën dhe 162 raste të reja janë konfirmuar me koronav...
BRAZIL– Sa herë dëgjohen raste të ndryshme nëpër botë, kur një nënë vret fëmijët e saj, janë lajme që nuk arrihen të besohen dot nga njerëz që edhe vet janë p...
MAQEDONI E VERIUT-Një përmbytje e përgjimeve të publikuara në YouTube nga burime anonime ka nxitur fushatën zgjedhore të Maqedonisë së Veriut, duke zbuluar bise...
BRUKSEL– Kanë kaluar mbi 6 muaj që kur Covid-19 është përhapur në mbarë botën dhe ende nuk është gjetur një vaksinë kundër Covid-19, e ndërkohë izolimi ...
ATHINË– Një burim nga MPEJ i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se kjo fortunë në ambasadën shqiptare në Athinë është motivuar nga Cakaj me mos per...