Bota

Nuk u ndan kurrë! Pas përfundimit të burgut, binjakët në Britaninë e Madhe internohen në vende të ndryshme, 24 vjeçari:

8 Korrik 2020, 18:45 Nga DOSJA
Nuk u ndan kurrë! Pas përfundimit të burgut, binjakët

BRITANI– Binjakët që kanë lindur në Londër dhe kurrë nuk kanë lënë Britaninë e Madhe përballen me internime në vende të ndryshme, ku ata nuk kanë të afërm të ngushtë.
24 vjeçarit Darrell Roberts, i është dhënë njoftimi për dobim ku thuhet se Ministria e Brendshme planifikon ta dërgojë atë në Republikën Dominikane pas përfundimit të dënimit me burg edhe pse ai nuk ka asnjë lidhje me vendin. Ai beson se zyrtarët kanë vepruar gabim dhe se kjo gjë nuk është e drejtë.

Ndërkohë vëllai i tij binjak, Darren Roberts, është paralajmëruar se ai do të përballet me internim në Grenada vendin ku lindi nëna e tij kur të përfundojë dënimin e tij me burg.
Vëllezërit u kujdesën për shërbimet sociale kur ishin 13 vjeç pas vdekjes nga kanceri të nënës së tyre dhe më vonë të xhaxhait që kujdesej për ta. Babai i tyre ishte shpërngulur jashtë vendit para vdekjes së nënës së tyre dhe ata nuk kanë pasur asnjë kontakt me të për dekada. Asnjë prind nuk kishte shtetësi britanike.

Vëllezërit e motrat e binjakëve kanë thënë se ata besojnë se shërbimet shoqërore, në perëndim të Londrës, ishin neglizhente dhe nuk u kujdesën për binjakët kur ishin fëmijë.
Pas viteve të adoleshencës kur vëllezërit u zhvendosën në një shtëpi kujdesi, Darrell kur ishte ende i mitur bëri një dëm në vendin u banonte ku dhe u dënua me 6 vite burg. Në fund të një dënimi prej gjashtë vjetësh atij i është dërguar një njoftim për dëbim.

Ai thotë se ishte i tronditur kur mësoi se ai përballet me dëbimin.

“Jam zemërthyer. E kam mbaruar dënimin tim. Unë prisja të liroheshin, “tha ai, duke folur nga burgu. Ai u përpoq të shpjegojë para stafit të burgut se nuk duhet të dëbohet por nuk ja arriti dot.

Burimi: TheGuardian

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani darrell roberts darren roberts britani darrell roberts darren roberts

Sondazh

Poll